Please enter at least 3 characters.

Paralajmërohet edhe një protestë në Shkup

2017/02/Protesta-shqiptare.jpg

Edhe për sot është paralajmëruar një protestë para qeverisë në Shkup, me moton ''Vijën e kuqe e kaluat, at kuq e verdh, jo!'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para mediave është paraqitur Nisma qytetare për Maqedoni të përbashkët, e cila kërkon që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të mos ndryshohet emri i shtetit.

Ata thonë se do ta ngrejnë zërin për një Maqedoni të përbashkët, për fushë të lirë qytetare për të gjithë banorët e saj, shtëpi për të gjithë që e duan Maqedoninë.

Sipas tyre, Maqedonia është mbi të gjitha dhe kjo i bën që, siç thonë, ta parakalojnë Ilindenin e katërt. Protesta do të fillojë në ora 17:00./Telegrafi/