Please enter at least 3 characters.

Papa Francesku në “Instagram”: Lutuni për mua

2016/03/papa-lutet.jpg

Papa Fracesku ka publikuar sot fotografinë e tij të parë në rrjetin social “Instagram” duke konfirmuar edhe njëherë veçantinë e tij.

Në imazhin e parë të ngarkuar në profilin zyrtar, shfaqet Ati i Shenjtë gjatë një lutjeje, teksa shkruan në përshkrimin e fotos fjalët “lutuni për mua” në disa gjuhë të ndryshme.

Papa Francesku ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërkohë që numri i ndjekëseve të tij ka arritur në disa qindra mijë.

Ngarkimi i fotografisë së parë nga Papa Francesku u përshëndet edhe nga Shefi Ekzekutiv i Instagram, Kevin Systrom, i cili shkroi se kjo është një arritje mjaft e madhe për rrjetin e bashkë-themeluar prej tij.