Please enter at least 3 characters.

Pandemia Covid-19 është bërë pengesë edhe për festivalin e filmit "Vëllezërit Manaki"

2016/01/hapet-festivali-i-filmit-lsquo-v-euml-llez-euml-rit-manaki-rsquo-n-euml-manastir_hd.jpg

Edicioni i 41-të i festivalit të filmit "Vëllezërit Manaki" do të mbahet në platformë dixhitale, ndërkaq vetëm një ngjarje do të mbahet në Manastir, më 19 shtator.

Ky festival tradicionalisht mbahet nën patronatin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të kuptuar situatën rreth organizimit, kryetari Pendarovski pranoi në takim organizatorët e festivalit me të cilët diskutoi rreth organitimit të tij.

Në takim, kryetarit të shtetit iu bë e ditur se për shkak të pandemisë Covid-19 projeksionet tradicionale do të zëvendësohen me platformë dixhitale./Telegrafi/