Pamjet e vajzës që i pret çdo ditë motrat e saja të kthehen nga shkolla janë shikuar 28 milionë herë në TikTok
A ka gjë më të bukur se dashuria si motra?
Ndikuesja në TikTok dhe nënë e tre vajzave, Robin Whitsett poston rregullisht video të familjes së saj në profilin e saj dhe njëra në veçanti ka gëzuar të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social.
Gjegjësisht, ajo ka filmuar vajzën e saj më të vogël duke qëndruar në oborr çdo ditë duke pritur që motrat e saj të kthehen nga shkolla.
Sapo shfaqet autobusi i shkollës, ajo shtrin krahët, kërcen me padurim dhe më pas vrapon drejt motrave duke buzëqeshur.
Vajza e saj, siç shpjegon në video, e ka bërë këtë që kur ishte foshnjë dhe “tradita” vazhdon edhe sot. Videoja u bë virale në një kohë rekord dhe aktualisht ka 28.7 milionë shikime.
“Kjo është e bukur, dashuri e vërtetë motrash”, “Nuk ka gjë më të bukur se të shohësh motrat të duan njëra-tjetrën kështu”, “Kjo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë në internet”, janë vetëm disa nga komentet e entuziastëve. /Telegrafi/


