Please enter at least 3 characters.

Pamje të tmerrshme: I “kërcet” gjuri, derisa po tentonte të çonte peshën mbi 100 kilogramëshe në palestër (Video,+16)

2017/03/palestra-e1490623512555.jpg
25:"© Syed Fa Ahmad/Facebook

Në internet është shpërndarë një video në të cilën shihet një burrë i cili lëndon gjurin e tij në një pajisje palestre.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja e dhimbshme tregon njeriun duke përpjekur të shtypë atë që duket të jetë një peshë mbi njëqind kilogramëshe, përpara se këmbën e tij të majtë ta lakojë në mënyrë të gabuar, pas së cilës ajo edhe “kërcet”.

Thuhet se aksidenti ka ndodhur të shtunën në një palestër në qytetin e Vadodara, në Indinë perëndimore.

Njeriu i lënduar, i identifikuar si Ambrish Patel, është një njeri i rregullt në palestër, kanë thënë punonjësit e palestrës, për mediat e huaja.

“Ai është në rregull tani. Por ai do të jetë në trajtim për gjashtë muajt e ardhshëm”, kanë thënë më tej nga palestra. /Telegrafi/