Please enter at least 3 characters.

Pamje të rralla të Messit nga palestra: Shikoni si stërvitet në ditëlindjen e tij të 39-të

Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Lionel Messi, nuk njihet për stërvitjen e tepërt në palestër, ose të paktën nuk kemi parë shumë video të tij në palestër deri më tani.

Megjithatë, sot Messi postoi një video në rrjetet e tij sociale ku shfaqet duke u stërvitur fort në palestër gjatë Kupës së Botës.

Tifozët u impresionuan nga lehtësia me të cilën Messi kryente stërvitjet, dhe ishte gjithashtu e qartë se si ai punonte me grupet e tjera të muskujve.

Postimi i Messit mori miliona pëlqime në kohë rekord duke treguar se mbetet shumë i dashur nga tifozët anë e mbanë botës.


Le t’ju kujtojmë se Messi, pavarësisht faktit se është 39 vjeç, shkëlqeu në Kupën e Botës aktuale dhe shënoi pesë gola në dy ndeshjet e para.

Kështu, ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës, aktualisht me 18 gola, duke tejkaluar Miroslav Klosen me 16 gola.

Ndryshe, Messi feston sot ditëlindjen e tij të 39-të, pasi ka lindur më 24 qershor 1986 në Rosario. /Telegrafi/