Please enter at least 3 characters.

Pamje për së afërti të një aksioni ku ushtarët ukrainas po luftonin për t'i zmbrapsur trupat e Wagnerit në periferi të Bakhmut

2023/03/Ukranian.jpg

Luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Bakhmut të Ukrainës nga ku Rusia është përpjekur me muaj për ta uzurpuar.

Megjithatë ushtarët ukrainas nuk po dorëzohen duke u zotuar se nuk do ta lëshojnë. Guximi i ushtarëve ukrainas po dëshmohet edhe përmes kësaj videoje që tregon një përballje midis ushtarëve të Ukrainës dhe trupave të grupit Wagner, transmeton Telegrafi.

Pamjet u xhiruan diku në periferi të qytetit Bakhmutit.

Me këmbëngulje, ushtarët të cilët po qëndronin në pozicionin e tyre po i zmbrapseshin sulmit të grupit Wagner. /Telegrafi/