Please enter at least 3 characters.

Pamje nga aksidenti i Formula 1 në Belgjikë që shkaktoi dëme në vlerë prej 1.5 milion euro

2018/08/FormulaAksident-2.jpg
357:"SPA, BELGIUM - AUGUST 26: Fernando Alonso of Spain driving the (14) McLaren F1 Team MCL33 Renault crashes with Charles Leclerc of Monaco driving the (16) Alfa Romeo Sauber F1 Team C37 Ferrari at the start during the Formula One Grand Prix of Belgium at Circuit de Spa-Francorchamps on August 26, 2018 in Spa, Belgium. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Nisja e garës për Çmimin e Madh të Belgjikës rrezikoi jetën e pilotit Charles Leclerc, i cili pa që sipër kokës së tij po 'fluturonte' Fernando Alonso me McLaren.

Spanjolli ishte goditur nga pas nga makina Renault e Nico Hulkenberg, i cili frenoi shumë vonë në kthesën e parë.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale, transmeton Top Channel.

Sipas një llogarie të gazetës spanjolle AS, dëmet e këtij aksidenti janë plot 1.5 milion euro.

Aksidenti në Belgjikë (Foto: Getty Images)

McLareni i Alonsos kërkon 500.000 euro për të qenë gati për Çmimin e Madh të Italisë, në fundjavë.

Red Bulli duhet të investojë 300.000 euro për njëvendëshen e Daniel Ricciardos, 54.000 euro më pak sesa Renault për makinën e Hulkenbergut, atij që shkaktoi aksidentin.

Shpenzime do të kenë edhe Mercedesi, Sauberi dhe Ferrari, respektivisht 190.560 euro, 137.330 euro dhe 92.350 euro për rregullime të ndryshme në makinat e Valtteri Bottas, Leclerc dhe Kimi Raikkonen.

Aksidenti në Belgjikë (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që garën për Çmimin e Madh të Belgjikës e fitoi piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.