Please enter at least 3 characters.

Pamela Anderson: Viktimat e Weinstein e dinin se çfarë po bënin kur shkuan tek ai (Foto)

2017/12/GettyImages-846383826.jpg
212:"COLOGNE, GERMANY - SEPTEMBER 13: Pamela Anderson arrives for a photocall for the show 'House of Mystery' by Illusionist Hans Klok on September 13, 2017 in Cologne, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Pamela Anderson, 50 vjeçare, komentoi mbi rastet e abuzimit seksual në Hollywood dhe disi tronditi me deklaratën që Harvey Weinstein dhe abuzuesit e tjerë kishin "të ditur se çfarë të prisnin".

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve ishte vetë viktimë e abuzimit seksual. Kur ishte gjashtë vjeç u abuzua nga dadoja e saj, ndërsa kur ishte 12-vjeç ishte dhunuar nga një 25-vjeçar, derisa në moshën 16-vjeçare ajo u përdhunua nga i dashuri i atëhershëm dhe miqtë e tij.

“Mësova të mos bie kurrë në një situatë të tillë. Kur erdha në Hollywood, më ofruan të ashtuquajturat audicione private dhe gjëra që nuk kishin kuptim. E di se Hollywood-i është joshës dhe njerëzit duan të jenë të famshëm, dhe nganjëherë mendoni se do të jeni të sigurt me një të rritur në dhomë ", tha Pamela.

Ajo tha se nuk ishte e habitur kur filluan akuzat e shumta ndaj Harvey Weinstein për ngacmim seksual, transmeton KosovaPress.

"Unë mendoj se të gjithë e dinë se disa producentë dhe njerëz në Hollywood duhet të shmangen. Ti e di se çfarë do të bësh kur të shkosh në dhomën e hotelit", tha ajo.