Pamela Anderson mahnit me veshjen vjollcë në tapetin e kuq në Venecia
Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq me një veshje prej shifoni në ngjyrë vjollcë të çelët.
Aktorja 59-vjeçare kishte zgjedhur një bluzë të lehtë prej shifoni, një fund të gjatë dhe një çantë në të njëjtën nuancë.
Pamjen e kompletoi me flokët biondë platini të stiluar në kaçurrela të buta dhe grim të thjeshtë e elegant. Në tapetin e kuq ajo u shfaq përkrah regjisorit Taika Waititi, shkruan DailyMail.
Më herët gjatë ditës, Anderson u fotografua jashtë Hotel Excelsior me një kostum të zi, të kombinuar me një bluzë të bardhë me pala, ndërsa përshëndeti fansat që e prisnin.
Pamela ndodhet në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri “Place To Be” dhe për të marrë një çmim prestigjioz në galanë e amfAR.
Një natë më parë, ajo kishte tërhequr vëmendjen edhe me një fustan sateni ngjyrë portokalli dhe kishte zgjedhur të shfaqej pa grim në tapetin e kuq.
Anderson, e njohur ndërkombëtarisht për rolin e CJ Parker në “Baywatch”, ka thënë së fundmi se seriali i dha asaj shumë mundësi dhe ekspozim në mbarë botën. Megjithatë, ajo ka bërë të qartë se nuk ka plane të rikthehet në “Baywatch”. /Telegrafi/


