Please enter at least 3 characters.

Pal Lakaj: Krimi dhe qeveria po jetojnë nën një kulm!

2016/08/Pal-Lekaj-seanca-e-kuvendit-14-dhjetor-foto-ridvan-slivova-2-e1475082027273.jpg
14:"Ridvan Slivova

Për humbjen e betejës së Telekomit të Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

Lekaj në shkrimin e postuar në Facebook, ka shkruar se buxheti i cili nesër pritet të diskutohet, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha dënimet që mund t’i vijnë Kosovës.

Postimi i plotë i Lekajt:Të nderuar qytetarë,Vetëm brenda një dite i patëm disa lajme, se si shteti i Kosovës, apo asetet kryesore të saj, po humbin raste në arbitrazh, e para që ndodhi sot, me 30 milion euro një kompani e telefonisë mobile kundër Telekomit të Kosovës, ndërsa është shumë me rrezik që goditja e dytë do të jetë edhe me shokuese për buxhetin e varfër të Kosovës, ajo me AXOS-in , që ia rrezikon Kosoves më shumë se 300 milion euro. Krejt kjo është si pasojë e privatizimit pa strategji e pa vizion, privatizim i kriminalizuar e i korruptuar.Buxheti i cili neser pritet të diskutohet, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha këto dënime që mund t’i vijnë Kosovës, e lere më që të bëhët fjalë për zhvillim ekonomik i cili s'do të ndodhë, perderisa qeveria me taksat tona sot i ka ndarë 150 mijë euro për të paguar një mbrojtje për Kosovën në Arbitrazhin Ndërkombëtar për rastin PTK – AXOS.Paratë e Kosovës së varfër që përfaqësohet nga qytetarët, po bëhën të gjitha para të qeveritarëve të korruptuar e cila përfaqësohet nga Isa Mustafa.Nuk duhet pritur më mirë në Kosovën ku krimi dhe qeveria janë duke bashkëjetuar nën një kulmë!(sic.)