Please enter at least 3 characters.

Paditen penalisht tre qytetarë të Kavadarit

2016/06/Policia-logo-mk.jpg

Tre qytetarë të Kavadarit do të paditen penalisht për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ''shkaktim të rrezikut të përgjithshëm'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB-së të Kavadarit, ata do të paditen edhe për kundërvajtje, për verprën ''qortime, britma dhe sjellje të pahijshme''.

Personat M. J (1981), V. J (1985) dhe R. E (1978) kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm në hapësirë ku janë mbledhur grup më i madh qytetarësh. Me motocikletat e tyre janë futur në një kafe bar dhe kanë bërë zhurmë./Telegrafi/