Please enter at least 3 characters.

Padi për kundërvajtje ndaj dy protestuesve të ''Revolucionit Laraman''

2016/06/Revolucioni-Laraman-foto-artistike-3.jpg

Në protestat e mbrëmshme të ''Revolucionit Laraman'' policia arrestoi dy aktivistë, të cilët më vonë janë liruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Simona Sprirovska u arrestuar në afërsi të ambasadës spanjolle, kurse Pavle Bogoevski u arrestuar para stacionit policor BEKO. Që të dyve u është shqiptuar padi për kundërvajtje, Spriovskës për shkak se nuk ka patur dokumente identifikimi me vete, si edhe për ''njollosjen'' e ministrisë së drejtësisë, kurse Bogoevskit i është shqiptuar dënimi për ''prishje të pastërtisë publike''.

Edhe pse të paditur për kundërvajtje, që të dy thonë se nuk e kanë ndërmend të ndalen nga protestimi./Telegrafi/