Please enter at least 3 characters.

Pa klauzolë lirimi, me rritje page: Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031

Skuadra gjermane Hoffenheim dhe mbrojtësi Albian Hajdari janë pajtuar për një marrëveshje të përmirësuar.

Ylli i Kosovës ka fituar vëmendjen e top skuadrave pas paraqitjeve të shkëlqyera te Hoffenheimi si dhe në fanellën “dardane”, kësisoj klubi gjerman e ka “blinduar” me një kontratë të re.

Gazetari Florian Plettenberg raporton se Hajdari ka nënshkruar kontratën e re, e cila do ta mbajë te Hoffenheimi deri më 2031.

“Albian Hajdari me kontratë të re, e kryer. Marrëveshje e kompletuar”.

“Kontrata vazhdohet edhe për dy vite, deri më 2031. Paga rritet, gjithçka e nënshkruar. Nuk ka klauzolë lirimi”, raporton ai.

Ndërkohë, pas Hajdarit – Hoffenheimi pritet t’ia rinovojë kontratën edhe mesfushorit Leon Avdullahu, i cili gjithashtu pëlqehet nga disa klube të mëdha evropiane.

Përndryshe, e njëjta situatë nuk pritet të ndodhë me Fisnik Asllanin, i cili do të largohet në verë meqenëse kërkohet nga klubet si Barcelona, Bayern Munich e Borussia Dortmund./Telegrafi/