Please enter at least 3 characters.

Pa i gatuar, por me shije të paharrueshme: Mafinë me boronica dhe jogurt

2023/10/720-1-123.jpg

Kjo ëmbëlsirë është ideale për të nisur mëngjesin. Provojeni!

Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë çaj ose kafe, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 300 g miell të bluar butë,- 8 g pluhur për ëmbëlsira,- 250 g sheqer,- 3 vezë,- 120 g gjalpë,- 150 g jogurt.Përgatitja:

Përzieni në një enë të gjithë përbërësit e thatë.

Në enën tjetër tundni të bardhët e vezëve dhe shtojani të verdhët e vezëve, pastaj edhe të gjithë përbërësit e tjerë të njomë.

Ngjishni lehtë përbërësit e thatë me përbërës të njomë.

Vendosni shportëzat e letrës në kallëpe për mafinë dhe shtypni pak që të zhyten në brumë.

Piqni në 170 gradë rreth 25 minuta.

Kur të ftohen nxirrni nga shportëzat dhe shërbejini. /Telegrafi/