Please enter at least 3 characters.

Ozili ka nevojë për sulmuesin e duhur

2016/01/ozili-ka-nevoj-euml-p-euml-r-sulmuesin-e-duhur_hd.jpg

Mesfushori gjerman u kushtoi Topçinjve 50 milionë euro, mirëpo jo rrallëherë është kritikuar për formën e tij.

“Kushdo që ka luajtur me Mesutin, do t’ju tregonte se sa inteligjent është ai si lojtar. Vizioni i tij është ndoshta më i miri që kam parë, prandaj është shumë e rëndësishme që të jetë sulmuesi i duhur përpara tij”.

“Ai është ëndërr për sulmuesit dhe këtë e keni parë me Ronaldon dhe Benzeman kur ishte te Madridi”.

“Nëse Arsenali mund të gjejë sulmuesin e duhur që është i shpejtë dhe bën vrapime inteligjente – atëherë Mesut do të jetë shkatërrues në sezonin e ardhshëm”, ka thënë kapiteni i Gjermanisë për Goal. /Telegrafi/