Please enter at least 3 characters.

Ox: Tifozët e Liverpoolit na inspiruan kundër Cityt

2018/04/GettyImages-941992772.jpg
305:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 04: Alex Oxlade-Chamberlain of Liverpool celebrates after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between Liverpool and Manchester City at Anfield on April 4, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alex Oxlade - Chamberlain ka lëvduar tifozët e Liverpoolit pas fitores fantastike prej 3-0 ndaj Manchester Cityt në Anfield.

Ekipi i Klopp është favorit për të arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas një paraqitje të kompletuar në Anfield.

Liverpooli shënoi tri golat në pjesën e parë, për t'u mbrojtur fort në pjesën e dytë dhe Oxlade u dallua me supergolin e tij.

"Ishte fillim i mirë për ne, 3-0 në pjesë të par na e dha një mundësi të shkëlqyer".

"Ne e kemi ditur se është dashur të fillojmë shpejt, por nuk mendoj se ishte e vështirë me këtë atmosferë. Nga hyrja në fushë e deri te nxehja, tifozët ishin të pabesueshëm".

"Më motivuan shumë dhe jam i sigurt se edhe djemt tjerë. Ne e kemi fituar ndeshjen në pjesë të parë dhe më pas është dashur ët mbrohemi në pjesën e dytë", potencoi Oxlade.

Chamberlain arriti që të trondisë Cityn me golin e tij nga një distancë e largët ku fotografoi portierin mysafir me projektilin e lansuar. /Telegrafi/