Please enter at least 3 characters.

OVL-UÇK: Edhe nëse ndryshohet Komisioni, verifikimi i veteranëve nuk mund të bëhet ndryshe veç se nga komandantët

2022/03/277249759_10159831332007720_4888956067510269897_n.jpg

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Kliniku përmes një postimi në Facebook ka thënë se temë diskutimi ka qenë procesi i verifikimi të veteranëve.

“Kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër penale. Si organizatë e veteranëve të luftës së UÇK-së, po harrohet se duke parë shifrat, para disa viteve kemi kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve duhet të hetohet nga prokuroria dhe për këtë është nisur proces gjyqësor, i cili ende po vazhdon”.

“Verifikimi i veteranëve të luftës mund të bëhet me proces gjyqësor, që të shihet se ku është bërë shkelje ligjore, por edhe nëse fillon të krijohet tjetër komision qeveritar, nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së”.

Ai tha se verifikimi mund të bëhet me proces gjyqësor, por nëse ndërron komisioni qeveritar, nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së.

“Ne si OVL UÇK, nuk kemi pasur të bëjmë asgjë me verifikim e as nuk kemi, por përfaqësojmë veteranët dhe e kemi obligim të përkujdesemi për mirëqenien e tyre”, shkroi ndër të tjera Klinaku./Telegrafi/