Osmani takon Barishiq, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci
11/11/2020
Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani takoi sot ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë COVID-19.
Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.
Të dy bashkëbisedueset u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian.


