Please enter at least 3 characters.

Osmani pritet në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian

2023/06/vjosa-3.jpg

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka pritur të mërkurën në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në pritje është intonuar himni i Republikës së Kosovës dhe ai i Bashkimit Evropian.

Takimi është zhvilluar pak para se presidentja Osmani t’i adresohet Parlamentit Evropian.

Kujtojmë se Osmani ka mbërritur në Strasburg të Francës të martën, ndërsa rreth orës 13:30 do t’i drejtohet seancës plenare të PE-së.

Ajo do t’i adresohet deputetëve të lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Po ashtu, Osmani do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta.

Vizita e Osmanit në Strasburg vjen në një kohë tensionesh në veri të Republikës së Kosovës dhe paralajmërimeve për një pako sanksionesh ndaj Kosovës nga BE-ja./Telegrafi/