Please enter at least 3 characters.

Osimhen: Kvaratskhelia mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

2023/03/esult_gol_Osimhen_ICA_6684.jpg
144:"Ci Napoli 13/01/2023 - campionato di calcio serie A / Napoli-Juventus / foto Carmelo Imbesi/Image Sport nella foto: esultanza gol Victor Osimhen
23:"www.imagephotoagency.it

Victor Osimhen  beson se shoku i tij i skuadrës Kvicha Kvaratskhelia mund të fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen.

Top sulmuesi i Serie A, Osimhen ishte plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar se gjeorgjiani mund të vazhdonte të fitonte çmimin më të madh individual në futbollin botëror.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm, e kuptova menjëherë. Të gjithë e duan atë në dhomën e zhveshjes, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj”.

“Besoj se ai mund ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t'i sjellë shumë suksese Napolit”, ka thënë Osimhen.

Dyshja së bashku po zhvillojnë një sezon fantastik me Napolin, ku janë duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit kampion, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve janë ende në garë./Telegrafi/