Oscar Pistorius shpallet i pafajshëm
Pistorius akuzohej për vrasjen me paramendim të ish së dashurës, Reva Stenkamp me 14 shkurt të vitit 2013. 30 ditë iu deshën organit gjykues për të marrë një vendim përfundimtar. Në vendim thuhet se nuk ka prova të mjaftueshme që Pistorius të shpallet fajtor.
“Prokurorët nuk arritën të provonin akuzën e tyre edhe pse dyshimet janë të shumta”, tha gjykatësja Masipa.
Gjatë leximit të vendimit, kryetarja e trupit gjykues tha se disa dëshmitarë ishin të paqartë në fjalët e tyre.
Masipa shtoi se Pistorius nuk ka pasur luhatje në kujtesë, duke pohuar se veprimin për të qëlluar e mori në mënyrë të vetëdijshme, ndërsa vetë Pistorius nuk ka dhënë një alibi të besueshme sepse ka qenë kontradiktor në ato që ka thënë gjatë gjithë procesit gjyqësor. /Telegrafi/


