Please enter at least 3 characters.

Oriz me perime

2018/01/Oriz-me-perime.jpg

Kur vjen puna tek pjatat e thjeshta dhe të shijshme, shumicës i shkon mendja tek orizi.

E pëlqyeshme dhe e dëshirueshme në tavolinë, kjo është receta që ju propozojmë sot.

Nevojiten:▪ 200 g misër, ▪ 200 g bizele, ▪ 2 karota, ▪ 200 g oriz, ▪ spec i kuq, ▪ kripë, ▪ piper, ▪ një degë kanelle, ▪ vaj, ▪ qepë.Përgatitja:

Priteni karotën në kube dhe qiteni në tenxhere me ujë të valuar.

Pas pesë minutash shtoni misrin e ngrirë dhe bizelen, degën e kanellës dhe zieni 15 minuta.

Derisa perimet të zihen, në një tenxhere tjetër zieni orizin.

Në vajin e ngrohur fërgoni qepën, shtoni orizin e zier, perimet e kulluara, specin e prerë përsëgjati, kripën dhe piperin dhe të gjitha përzieni mirë, transmeton Telegrafi.