Please enter at least 3 characters.

Organizohet aktivitet ekologjik në Parkun e Shkupit

2016/04/Ekologji.jpg

Në parkun e qytetit të Shkupit, në vendin e quajtur, ''Guaska'' do të mbahet aktivitet nën moton „Vallëzo, këndo dhe riciklo e-mbeturina“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga Qendra për ndryshime klimatike, në bashkëpunim me Elkolekt SHA Shkup. Ky është një aktivitet ekologjik që mbahet me rastin e projektit „E-mbeturinat ofrojnë mundësi“, që financohet nga Ambasada amerikane në Shkup, ku marrin pjesë 15 shkolla nga tërë Maqedonia.

Qëllimi i aktivitetit është ngritjae e vetëdijes për trajtim të duhur të mbeturinave elektronike./Telegrafi/