Please enter at least 3 characters.

Organizata terroriste “Severna Brigada” kanos me jetë zyrtarë institucionalë, Policia heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.

Rasti ka ndodhur më 28 korrik, ndërkaq Policia e ka cilësuar si kryerje e veprës penale terroriste.

“Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/