Organizata "Prosperiteti" synon që përmes projekteve mediale të ngrisë vetëdijen e komuniteteve jo-shumicë
Mediat të cilat janë të dedikuara e që funksionojnë me një staf që u përket komuniteteve jo-shumicë në vendin tonë janë të pakta.
Por në Komunën e Gjakovës, që nga viti 2006, është themeluar organizata “Prosperiteti” , organizatë kjo e cila përmes një grupi të të rinjve të komuniteteve jo-shumicë e që funksionojnë në baza vullnetare, mundohen që të ngrisin vetëdijen për shumë çështje me të cilat ballafaqohen komunitetet jo-shumicë.
Lendrit Qeli, drejtor ekzekutiv i Organizatës “Prosperiteti”, në një intervistë për Telegrafin, foli më shumë rreth organizatës së tyre, dhe punës që bëhet në këtë organizatë.
“Organizata ‘Prosperiteti’ është themeluar në vitin 2006, edhe ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian. Duke e marr parasysh që ne funksionojmë në bazë të një grupi të vullnetarëve të Komunës së Gjakovës, e që kryesisht këta të rijnë vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që të dhe se bashku me ta kemi bërë përpjekje që të shërbejmë në komunitet dhe ta ngrisim vetëdijen tek ta në shumë çështje jetike me të cilat ata ballafaqohen.”, tha fillimisht Qeli.
Intervistën e plotë me Lendrit Qeli, drejtor ekzekutiv i organizatës “Prosperiteti”, mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/


