Please enter at least 3 characters.

Organizata Botërore e Turizmit pezullon Rusinë

2022/04/ec3e20cc-ddbe-4204-a51a-079fd0e31b30.jpg
451:"A tourist boat sails on the Moskva river in Moscow, Russia on February 15. (Andrey Rudakov/Bloomberg/Getty Images) in front of the Grand Kremlin palace, left, and the Cathedral of the Annunciation in Moscow, Russia, on Tuesday, Feb. 15, 2022. Russia announced the start of a pullback of some forces after drills that raised U.S. and European alarm about a possible military assault on Ukraine. Photographer: Andrey Rudakov/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) pezulloi anëtarësimin e Rusisë në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Qeveria ruse njoftoi tërheqjen e saj disa orë para takimit, raportoi cnn.

"Anëtarët e UNWTO votuan për pezullimin e Rusisë. Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të UNWTO, anëtarët debatuan pezullimin e Rusisë nga Organizata. Rusia nuk pranoi të rrisë dhe të mbrojë pozicionin ndërsa njoftoi tërheqjen nga UNWTO", njoftoi organizata në Twitter.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në rrjetet sociale se "Rusia është pezulluar nga UNWTO në seancën e parë të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj të Përgjithshme".

“Faleminderit të gjithë anëtarëve që e mbështetën këtë veprim. Drejtimi i vetëm i udhëtimit për kriminelët rusë të luftës duhet të jetë Haga. Izolimi i Rusisë do të thellohet për çdo ditë të luftës së saj kundër Ukrainës”, shtoi Kuleba.

Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit së OKB-së.

Ndryshe, Rusia kohët e fundit është përjashtuar edhe nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/