Orari i ri i lëvizjes –deri më 1 qershor
Nga sot masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.
Kjo pasi numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve
Qarkullimi i qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal, është i ndarë në dy pjesë – 120 minuta mund të lëvizni paradite dhe 120 minuta pasdite dhe nuk do të ketë rotacion.
Në fazën e dytë fillojnë;
Tregtia me pakicë (plotësisht),Dentistët dhe Fizioterapeutët,Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,Tregu i Gjelbër,Gastronomia (merre me vete),Transporti Hekurudhor,Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta),Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),Hapja e Muzeve dhe Galerive.
IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 23 raste të shëruara dhe 7 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Aktualisht janë gjithsej 985 raste me COVID-19, me 736 të shëruar dhe 29 të vdekur.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë faza e tretë e masave do të nisë nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.
Më poshtë mund ta shikoni orarin e ri të lëvizjes. /Telegrafi/


