Please enter at least 3 characters.

Orari i plotë i xhiros së 31 të Ipko Superligës së Kosovës: Përpos Prishtina - Llapi, zhvillohen edhe pesë ndeshje interesante

2019/05/52948632_10156991790517243_3739822277408063488_o.jpg

Është publikuar orari i plotë i javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Xhiroja e 31-të hapet të premten me tri ndeshje, ndërsa të tjerat tjera luhen ditën e shtune.

Duelet kryesore të javës janë mes Prishitnës dhe Llapit si dhe ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës.

Gjithashtu të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja mes dyja klubeve që vitin e ardhshëm do të bëjnë pjesë në një nivel më të ultë të garave.

Të premten zhvillohen ndeshjet e skuadrave që luftojnë për t'i ikur barazhit.

Orari i plotë:E premte ora 16.00

Ballkani - Gjilani
Trepca '89 - Ferizaj
Flamurtari - Drenica

E shtunë ora 16.00

Prishtina - Llapi
Feronikeli - Drita
Liria - KEK. /Telegrafi/