Please enter at least 3 characters.

Ofendoi dhe sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti kishte ofenduar zyrtarët policor si dhe kishte sulmuar njërin nga ta.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026 në ora 23:45.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ofenduar zyrtarët policor si dhe kishte sulmuar njërin nga ta. Me këtë rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar (zyrtar policor) kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Për veprimet e ndërmarra në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/