Please enter at least 3 characters.

ODE PËR VETMINË

2020/05/Alexander-Pope.jpg

Poezi nga: Alexander PopePërktheu: Astrit Lulushi

Lum njeriu, që dëshirën dhe kujdesin,
Me pak hektarë të trashëguar e lidh,
Kënaqet me ajrin e vendlindjes,
Në truallin e tij.

Bagëtitë i japin qumësht, fushat bukën,
Kopetë i plotësojnë nevojat për t’u veshur,
Pemët i bëjnë hije në verë,
Dhe zjarr në dimër.

Bekuar, ai që lehtë mund të gjejë
Orë, ditë e vite të bardha
Shëndet në trup, qetësi në mendje,
Paqe gjatë ditës,

Gjumë të mirë natën; studim e shlodhje,
Të përziera së bashku; rikrijim të ëmbël;
Pafajësi, që sjell më shumë kënaqësi,
Me meditim.

Pra më lini të jetoj, i paparë, i panjohur;
Pa vuajtje të vdes;
Vjedhur prej botës, shtrirë
Në një varr pa gur.