Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM-ja e krahason heqjen e ''Qoses'' me veprime të ISIS-it

2018/02/Qose-1.jpg

Partia e Hristian Mickoskit, OBRM-PDUK e ka krahasuar sot me një konferencë për shtyp heqjen e përmendores së Andon Jane Llazov-Qoseto, me një veprim të ISIS-it.

''Nuk është e vërtetë se përmendorja ka qenë e vendosur në mënyrë të jashtëligjshme. Ata e kanë hequr në mënyrë tinzare për të kënaqur apetitet e tyre. LSDM-ja asesi nuk mund të pranojë se pushteti i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja ka ndërtuar një projekt aq të madh. Ata sot kanë manifestuar frikë, frustrim dhe mllef ndaj figurave historike'' tha deputeti i kësaj partie, Krsto Jovanovski.

Përndryshe, pas heqjes, kjo përmendore tani gjendet në magazinat e Bashkisë së Shkupit dhe prej atje apelojnë që donatorët të vijnë ta marrin pasi më nuk do të nevoitet. /Telegrafi/