Please enter at least 3 characters.

Nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës paralajmërojnë protestë

2016/06/Përmbyllet-projekti-për-zhvillim-të-qëndrueshëm-shoqëror-që-u-realizua-me-nxënësit-e-shkollave-të-mesme-të-Gostivarit-8.jpg

Në ditën e parë të vitit shkollor për këtë vit, pra më 1 shtator, nxënësit maqedonas të gjimnazit ''Kiril Pejçinoviq'' të Tetovës, do të mbajnë marsh protestues, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestës së tyre do t'u bashkangjiten edhe prindërit dhe profesorët. Kërkesa e tyre do të jetë tejkalimi i problemit hapësinor, me të cilin përballet ky institucion arsimor, tash e një dekadë. Nxënësit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor, nëse nuk do të pranohen kërkesat e tyre.

Sipas tyre, që nga viti 2014 këta nxënës mbajnë mësim në kushte të këqia në objektin e Universitetit të Punëtorëve dhe në shkollën fillore ''Goce Dellçev''. Më herët, kanë mësuar në objektin e vjetër të shkollës medicinale të Tetovës, ku gjithashtu nuk ka patur kushte të mira për mësim./Telegrafi/