Please enter at least 3 characters.

Nusja sulmon vjehrrën në Prizren

2019/11/auto_rrahje-2-780x439-600x3601568639886.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës familjare në Prizren.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se nusja ka sulmuar vjehrrën, duke e rrëzuar atë në tokë, transmeton Telegrafi.

"Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se e dyshuara femër K/Shqiptare (nuse e djalit të saj), për shkaqe të panjohura e kishte shtyrë atë dhe e kishte rrëzuar në tokë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur", thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës: 14:00./Telegrafi/