Please enter at least 3 characters.

Nusja me vello, bën ushtrime fizike para ceremonisë së dasmës (Video)

2016/11/Nusja-me-vello-ben-ushtrime-fizike-para-ceremonise-se-dasmes-foto.jpg
12:"© Doreen Fu

Doreen Fu nga Tajvani, ka bërë disa ngritje në shufrën e vendosur në derë para se të shkojë në ceremonisë e dasmës.

Për dallim nga nuset tjera, që kujdesen si të hynë në sallë dhe si të ecin, 33-vjeçarja ka bërë disa ushtrime fizike që të jetë më e relaksuar, transmeton Telegrafi.

Videoja ku Fu shihet duke ushtruar me vello, ka bërë që ajo të cilësohet si nusja më e fortë në botë.

“Më vjen mirë që po më cilësojnë të fortë, por unë kam vetëm muskuj dhe nuk jam e tillë si po dukem”, ka thënë gruaja e cila është inxhiniere e internetit.

“Fitnesin e kam filluar para tri vitesh, sepse e konsideroja vetëm me mbi peshë dhe që atëherë më nuk jam ndalur”.

Mësohet se ajo është një fanatike e ushtrimeve dhe nuk heziton t’i tregojë format trupore në rrjete sociale, por nuk merr pjesë në gara. /Telegrafi/