Please enter at least 3 characters.

Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin

2023/11/1700853957-11856961-1024x683-1.jpg
1137:"epa10993162 Palestinians walk after crossing from the northern Gaza Strip to the southern Gaza Strip along Salah Al Din road in the central Gaza Strip, 24 November 2023. After Israel and Hamas agreed to a four-day ceasefire, mediated by Qatar, the US, and Egypt, that came into effect at 05:00 AM GMT on 24 November, some Palestinians who were still in central Gaza moved towards the south while others already displaced in the south went back to the northern part to check on relatives they had left behind and on their homes to collect salvageable belongings. As part of the ceasefire, the agreement included that 50 Israeli hostages, women and children, are to be released by Hamas. 150 Palestinian women and children that were detained in Israeli prisons are to be released in exchange. More than 14,000 Palestinians and at least 1,200 Israelis have been killed, according to the Gaza Government media office and the Israel Defense Forces (IDF), since Hamas militants launched an attack against Israel from the Gaza Strip on 07 October, and the Israeli operations in Gaza and the West Bank which followed it. EPA-EFE/MOHAMMED SABER
7:"EPA-EFE

Sipas ushtarak britanik, Sean Bell, me ritmin që palestinezët u vranë përpara armëpushimit, dhjetëra mijëra të tjerë do të vdesin nëse Izraeli synon të shkatërrojë Hamasin.

Ai thotë se forcat izraelite pretendon se ka vrarë 5000 nga 25 mijë luftëtarë të Hamasit, ndërsa ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se deri më tani mbi 15 mijë palestinezë janë vrarë.

Kjo do të thotë se 60 mijë njerëz të tjerë do të duhej të vdisnin që Izraeli të vriste të gjithë luftëtarët e Hamasit, tha ai - pa marrë parasysh dendësinë e popullsisë në Gazën jugore.

"Kjo do të jetë tepër e vështirë për komunitetin ndërkombëtar që ta përballojë", thotë Bell.

Nga një perspektivë ushtarake, është "shumë e vështirë të shihet" se si Izraeli mund të përmbushë objektivat në jug.

“Por, është e qartë se IDF-ja është e vendosur të detyrojë Hamasin të jetë besnik ndaj fjalës së tij dhe nëse ata do të negociojnë një armëpushim, ata duhet t'i plotësojnë këto kërkesa dhe t'i përmbushin ato në kohë”, thotë ai.

IDF ka filluar fazën e dytë të ofensivës së saj, por kjo nuk i ndal negociatat, raporton skynews.

"Fakti i mirë është se të dyja palët po nxitojnë të arrijnë një armëpushim sepse duhet të zgjidhin çështjen e pengjeve, por për arsye të ndryshme", thotë Bell.

Por, negociatat do të bëhen më të vështira, me Hamasin që ka të ngjarë të kërkojë më shumë në këmbim të shkëmbimit të burrave dhe ushtarëve të IDF-së sesa gra dhe fëmijë.

"Unë pres që të shoh një rikthim të armëpushimit, por potencialisht do të jenë armëpushime sporadike pasi të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve”, thotë Bell.

Ndryshe, Izraeli ka filluar sot ofensivën pas një armëpushimi disa ditor me Hamasin. /Telegrafi/