Please enter at least 3 characters.

Numri i delegatëve që secila degë i dërgon në Kuvendin zgjedhor për ta votuar kryetarin e ri të LDK-së

2021/03/Kandidatet-LDK-Zgjedhje.png

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë renditen Lidhjen Demokratike të Kosovës si parti e tretë me 15 mandate të fituara në Parlamentin e përbërë prej 120 deputetëve.

Ky rezultat jo i mirë për LDK-në, prodhoi si pasojë dorëheqjen e kryetarit Isa Mustafa.

Të dielën me 14 mars LDK do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë, njofton telegrafi.

Deri më tani kandidaturat për kryetarë të LDK-së i kanë paraqitur Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe së fundmi edhe Besian Mustafa.

Neni 18 i Statutit të LDK-së thotë se Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në Kuvendet e degës plus kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm.

Degët e LDK-së dërgojnë delegatë në Kuvendin e LDK-së në varësi të peshës së tyre elektorale në zgjedhjet e fundit lokale.

Në bazë të zgjedhjeve të fundit komunale që janë mbajtur në vitin 2017, shpërndarja e delegatëve që do të votojnë në Kuvendin zgjedhor të LDK-së është si më poshtë.

Prishtinë – 44Pejë – 31Podujevë- 29Gjilan – 28Ferizaj – 24Lipjan – 20Prizren – 18Fushë Kosovë- 15Suharekë – 15Viti – 14Istog – 13Mitrovicë – 11Rahovec – 10Vushtrri – 10Kamenicë – 9Gjakovë – 8Dragash – 8Malishevë – 7Klinë – 7Deçan – 6Obiliq – 5Kaçanik – 4Shtime – 4Drenas – 2Novobërdë – 2Shtërpcë – 2Junik – 2Skenderaj – 1 Zhur – 1Çabër – 1Zubin Potok – 1Zveqan – 1 Leposaviq – 1 Gracaniqë – 1 Kllokot – 1

Statuti i LDK-së thotë se votat për kryetar janë të fshehta, dhe zyrtarizmi i kandidaturave bëhet në ditën e Kuvendit.

Për t’u pranuar kandidaturat në fillim duhet të marrin besimin 50% + 1 votë të 355 delegatëve.

Në këtë rast një delegat mund të votojë për më shumë se një kandidatë, në mënyrë që të njëjtit t’ia mundësojë garën për kryetar./Telegrafi/