Please enter at least 3 characters.

“Nuk vijnë gjërat shpejt nga unë, harroje atë pjesë” - përplasen sërish Luizi dhe Kiara për marrëdhënien e tyre

2023/01/Screenshot_21-9.png

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë temë diskutimi sa i përket raportit të tyre.

Së fundmi në një bisedë që kanë bërë së bashku, këngëtari nga Shkodra i ka bërë një kërkesë.

Ai kërkon që pas gjithë vëmendjes që i jep Titos, kujdesit, dashurisë, shprehjes së ndjenjave, të ketë ta paktën një përqindje të vogël në shkëmbim.

Foto: Screenshot/TikTok

"Merr kohën tënde, më studio nga larg, kur të ndihesh ndryshe dhe të kesh diçka për të më dhënë unë këtu jam”, tha ai.

Kjo duket se nuk u prit mirë nga prezantuesja, e cila theksoi se nëse dëshiron që t’i ketë gjërat shpejt, kjo nuk do të ndodh.

Foto: Screenshot/TikTok

“Pse e vë veten në këtë pozitë. Ti e ke parë që unë të pëlqej. Atëherë çfarë do, i do gjërat shpejt. Nuk vijnë gjërat shpejt nga unë. Harroje atë pjesë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë marrëdhënia e tyre. /Telegrafi/