Nuk përfilli urdhrin e Gjykatës dhe shkoi te shtëpia e bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
Foto: Ilustrim
16/04/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj për mospërfillje të urdhrit të gjykatës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 15:25.
“Skenderaj 15.04.2026 – 15:25. Është raportuar se duke mos respektuar urdhrat e gjykatës, i dyshuari mashkull kosovar, ka shkuar te shtëpia e bashkëshortes duke e shqetësuar”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


