Please enter at least 3 characters.

Nuk ndalet Adele, kërkon rekorde të reja (Video)

2016/01/Adele-fk1.jpg

Adele ka publikuar albumin e saj më të ri “25”, i cili është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, këtë më së miri e vërteton shitja në 24 orët e para.

Brenda një dite, albumi është shitur në më shumë se 300 mijë kopje, kurse mund të thyejë rekordin për albumin më të shitur në histori brenda një jave në Britani të Madhe, transmeton Koha.net.

Rekordin për shitjen më të madhe të albumit në javën e parë e mbajnë “Take That” me albumin “Progress” në vitin 2010, dhe Oasis “Be Here Now” që ka pasur 695.761 kopje të shitura në gusht të vitit 1997.

Ndërsa në vitin 2011, Adele kishte shitur 208 mijë kopje të albumit “21”, shkruan NME.

“Adele me të vërtetë është artiste që vjen njëherë në një gjeneratë. Fansat e saj janë të të gjitha llojeve, nga fëmijët e deri te të vjetrit”, ka thënë Martin Talbot, shef ekzekutiv i Official Charts Company.