"Nuk mund ta përjashtosh një lojtar në atë mënyrë" - fjalët e Alvaro Arbeloas pas eliminimit nga Liga e Kampionëve
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka komentuar eliminimin e skuadrës nga Liga e Kampionëve pas humbjes 4-3 ndaj Bayern Munichut në Mynih.
Ai u ndal veçanërisht te momenti i minutave të fundit, kur Eduardo Camavinga u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Në deklaratën e tij për Movistar+, Arbeloa kritikoi gjyqtarin Slavko Vincic për vendimin ndaj mesfushorit francez.
“Nuk mund ta përjashtosh një lojtar në atë mënyrë. Madje, kam përshtypjen se gjyqtari as nuk e kishte të qartë që Camavinga kishte tashmë një karton të verdhë. Me atë vendim, prishi një ndeshje të bukur”, deklaroi Arbeloa.
Pavarësisht eliminimit, trajneri i Real Madridit u shprehu krenari për paraqitjen e ekipit dhe përpjekjen e lojtarëve.
“Më vjen keq për ta. Më dhemb që Reali nuk do ta fitojë titullin e 16-të evropian këtë vit, por jam shumë krenar. Po kthehemi në Madrid me kokën lart, sepse ata dhanë gjithçka”, u shpreh ai.
Arbeloa shtoi se Real Madridi pati mundësi për të shënuar, por ndeshja u komplikua në fund.
🚨🚨 Arbeloa ESTALLA contra el ÁRBITRO:
"NO PUEDES expulsar a un jugador por una acción como esa"
"Creo que el árbitro no sabía que Camavinga tenía una amarilla"
"El árbitro ARRUINÓ el partido” pic.twitter.com/avYobRYhbQ
— Madrid Sports (@MadridSports_) April 15, 2026
“Patëm raste për të shënuar. Donim të bënim disa zëvendësime pak para golit të tyre, por pas atij momenti gjithçka ndryshoi. Nuk ishte e thënë të ndodhte kështu. Tani duhet të ecim përpara dhe të luftojmë deri në fund të sezonit”, përfundoi ai. /Telegrafi/


