Please enter at least 3 characters.

Nuk kalon rezoluta e VV-së për minierën e Sibovcit

2017/05/18318217_1299622493490359_187844821_o.jpg

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e propozuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, lidhur me çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Ishin 19 deputet që përkrahën këtë rezolutë, 36 ishin kundër, ndërsa, 7 të tjerë abstenuan.

Në këtë rezolutë ndër të tjera thuhet se Qeveria të lirojë zonën e veçantë, të themelohet korporata publike e thëngjillit, të hetohen dhe të ndërmerren masa ligjore që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës e deri te ata që kanë ndryshuar kahjen e minierën.

Menjëherë pas këtij propozimi, kryeministri Mustafa doli në interpelancë ku tha se nuk ka nevojë për rezoluta të tilla. /Telegrafi/