Please enter at least 3 characters.

Nuk gabon Juve ndaj Hellas Veronas, vazhdon ndjekjen e Napolit (Video)

2017/12/Juve-e1514670120960.jpg
271:"VERONA, ITALY - DECEMBER 30: Blaise Matuidi of Juventus celebrates after scoring his opening goal during the serie A match between Hellas Verona FC and Juventus at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on December 30, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka fituar me rezultat 1-3 në Serie A ndaj Hellas Veronas.

Zonja e Vjetër ishte dukshëm më e mirë dhe në fund e mbylli vitin 2017 ashtu siç i shkon për shtati një kampioni.

(Getty Images)

Goli i parë në takim erdhi nga Blaise Matuidi në minutën e gjashtë dhe pastaj Gonzalo Higuain rrezikoi në dy raste dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

(Getty Images)

Në minutën e 59-të rezultati u barazua me anë të Martin Caceres, por me këtë rezultat nuk u pajtua Paulo Dybala.

Argjentinasi shënoi fillimisht në minutën e 72-të dhe pastaj në minutën e 78-të.

(Getty Images)

Pas kësaj fitore Juve renditet në vendin e dytë me 47 pikë, një më pak se Napoli, ndërsa Verona vazhdon ne pozitën e 19-të me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Cagliarit, kurse Hellas luan kundër Napolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6cg3n4