Please enter at least 3 characters.

Nuk është në planet e Guardiolës, Bayerni tenton transferimin e yllit të Cityt

2023/10/NJTWRIVVSRKYFICXGM43ROTLBE.jpg
232:"Soccer Football - Champions League - Group A - Galatasaray v Bayern Munich - Rams Park, Istanbul, Turkey - October 24, 2023 Bayern Munich's Jamal Musiala, Joshua Kimmich and teammates celebrate after the match REUTERS/Dilara Senkaya
7:"REUTERS

Manchester City ka shpenzuar 49 milionë euro verën e vitit të kaluar për transferimin e Kalvin Phillips.

Por mesfushori anglez ka rezultuar një dështim në Etihad, pasi nuk ka arritur të lë gjurmë.

Mesfushori defensivë nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe largimi i tij nga City gjatë afatit kalimtar të janarit është i pashmangshëm.

27-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje në të gjitha garat ku ka në total vetëm 167 minuta lojë të luajtura.

Bayern Munich është duke u interesuar për transferimin e Phillips në Allianz Arena me trajnerin Thomas Tuchel që e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin dhe e kishte kërkuar edhe sa ishte pjesë e Chelseat.

Sport Bild ka raportuar se bavarezët do të bëjnë ofertë rreth 30 milionë euro për transferimin e Phillips në elitën e futbollit gjerman.

Gjithsesi bavarezët për të siguruar shërbimet e mesfushorit defensivë duhet ta mposhtin konkurrencën e gjigantit italian Juventus dhe atij anglez Liverpool. /Telegrafi/