Please enter at least 3 characters.

Nuk do ta besoni renditjen e Bayernit në Bundesliga sikur të llogariteshin vetëm golat e Lewandowskit

2017/04/C8V2FqIXUAAFF9b-e1491067986897.jpg

Bayern Munichu fitoi ndaj Augsburgut me rezultat 6-0 dhe kështu vazhdon rrugëtimin në vendin e parë.

Në këtë takim Robert Lewandowski shënoi tre gola dhe realizoi dy asistime. Polaku gjuajti gjashtë herë në portë dhe krijoi pesë shanse për gol.

Ky ishte het-triku i pestë për atë këtë sezon për Bayernin dhe Përfaqësuesen e Polonisë në të gjitha garat.

Në sezonin 2016/17 ai ka shënuar 44 gola në 43 ndeshje për Bayernin dhe Poloninë, 24 nga këta në Bundesliga.

Që nga transferimi i tij te bavarezët nga BVB në vitin 2014 ai ka shënuar 103 gola, duke barazuar Roy Makaayn.

Por, fakti interesant është se Bayerni do të ishte në pozitën e pestë në Bundesliga sikur vetëm golat e Lewandowski të numëroheshin dhe kjo tregon më së miri se sa vendimtar është ai. /Telegrafi/

Vështirë e besueshme, por e vërtetë...

https://twitter.com/gabryBoschetto/status/848170356015849473