Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Porto, Onana i pakalueshëm

2023/02/onanna.png

Interi është mjaftuar me një gol ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Në sfidën e zhvilluar në Giuseppe Meazza, vendasit kanë marrë notë mesatare me një nuancë më të lartë se mysafirët.

Nota më e lartë në ndeshje ka shkuar për portierin e Nerazzurrëve, Andre Onana, i cili e mbajti rrjetën të paprekur.

Otavio, i cili u përjashtua me karton të kuq, ka marrë vlerësimin më të ulët, derisa te nikoqirët, Henrikh Mkhitaryan nuk ishte në krye të detyrës.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Inter 1-0 Porto. /Telegrafi/