Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Bournemouth 0-1 Manchester City, David Silva më meritori

2019/03/DavidSilva-2.jpg
269:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - MARCH 02: David Silva of Manchester City celebrates victory after the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester City at Vitality Stadium on March 02, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka regjistruar fitore minimale në ndeshjen e javës së 29-të në Ligën Premier si mysafir i Bournemouthit.

Duke qenë skuadra fituese, kampioni në fuqi i Ligës Premier ka marrë notë mesatare më të lartë (6.85), në krahasim me atë të ekipit vendas (6.46).

Portieri Artur Boruc është vlerësuar me notën më të lartë të nikoqirët (7.9), si edhe ishte njëri nga më të mirët në ndeshje, meqenëse pritjet e tij nuk lejuan që humbja të ishte më e lartë.

Nga ana tjetër, sulmuesi i Bournemouthit, Joshua King, është vlerësuar me notën më të ulët te ekipi i tij, por edhe në përgjithësi në ndeshje (5.6).

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

David Silva, i cili dhuroi asistimin te goli i fitores, është lojtari më notën më të lartë te mysafirët (8.0), si edhe në ndeshje.

Pas tij te City renditet Riyad Mahrez (7.5), i cili u inkuadrua nga banja rezervë për ta shënuar golin e vetëm në këtë takim.

Nota më e ulët te vizitorët ka shkuar për Raheem Sterling (6.5), i cili i pati disa raste, por nuk i konkretizoi.

Notat e të gjithë lojtarëve të përfshirë në këtë ndeshje:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/