Please enter at least 3 characters.

Noizy, seks me Çiljetën në klipin e ri? (Foto)

2016/01/ciljeta.jpg

Noizy ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku ai shfaqet i zhveshur dhe duke “e kafshuar” në qafë kolegen e tij, Çiljeta Xhilagën.

Në foton e postuar, edhe këngëtarja po ashtu duket se është lakuriqe, që lë përshtypjen se ata mbase bëjnë seks në videoklip, raporton Telegrafi.

Komenti i tij sipër fotografisë le të kuptohet se ajo është nxjerrë nga videoklipi i tij i ri, që është në bashkëpunim me këngëtaren seksi.

Reperi po ashtu ka shkruar edhe vargje të këngës së re, për të cilën thotë se do të lansohet pas disa ditësh.

Projekti më i ri i tyre duket se do të titullohet “Gangsta Love”. /Telegrafi/