Please enter at least 3 characters.

Noizy demanton lajmin për fejesën: Kush e shpiku këtë gënjeshtër iu thafshin duart! (Foto)

2017/01/nojzz-e1483800706336.jpg

Reperi Noizy ka qenë i përfolur gjatë ditës sotme në media, për arsye aludimi të një fejese të mundshme të tij me një vajzë shqiptare e cila jeton në Francë.

Ende pa marrë konfirmimin e reperit lidhur me këtë çështje, të gjitha gazetat dhe portalet 'shpërthyen' si vullkan për të transmetuar lajmin e njejtë, i cili në fakt del të jetë i pavërtetë.

Noizy ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaq pikërisht këtë lajm në një prej gazetave lokale në Shqipëri, teksa e demanton kategorikisht duke përorur edhe sarkazëm.

"Kush e ka nxjerr këtë rrenë, iu thafshin duart se më fikët derën", shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/