Njerëzit e jashtëzakonshëm për të cilët mund të mos keni dëgjuar kurrë (Foto/Video)
Bukuria e njerëzve në këtë planetë vlerësohet sipas elementeve unike që i kanë. Gjatë këtij viti kemi pasur rastin të njohim njerëz të pazakontë nga kontinente të ndryshme.
Madje disa me raste quhen të çuditshëm, por në fakt ata janë më ndryshe dhe në çdo aspekt duhet të trajtohen si gjithë njerëzit e tjerë, pa paragjykime, transmeton Telegrafi.
Çahat Kumar
Fëmija tetëmuajsh Çahat Kumar nga Panjabi peshon 17 kilogramë, që është një peshë shumë e madhe krahasuar me moshën që e ka. Mjekët në Indi janë befasuar me peshën e tij trupore, kurse prindërit kanë pranuar se ai nuk mund të rri pa ngrënë.
Çahat ka lindur me peshë normale, por pasi mbushi katër muaj filloi të trashet në masë të madhe. Ai tani peshon sa një fëmijët 4-vjeç.
Sara Guerts është një modele 26-vjeçe e cila ka mijëra ndjekës në Instagram.
Si 10-vjeçare është diagnostifikuar me sindromën Ehlers Danlos që e bën lëkurën e saj të duket me rrudha, dhe pikërisht për shkak të kësaj sëmundje të rrallë ajo duket shumë më e vjetër.
Alegra Kol nga Salt Lake City është lindur dhe rritur në një familje mormone, por jeta e ka dërguar në një drejtim tjetër nga kultura tradicionale mormone.
47-vjeçarja është nënë dhe pianiste, megjithatë karriera e saj si modele ka qenë më e rëndësishme për të, dhe kështu vendosi ta shndërroi veten në një "lepurushe" ekstreme.
"Vazhdoj të besojë në sistemin tradicional të vlerave, por disa prej tyre nuk kam arritur t'i respektoj plotësisht", ka deklaruar ajo, transmeton Telegrafi.
Ky burrë nga Meksika besohet se ka penisin më të madhin në botë, për shkak të këtij fakti edhe është shpallur edhe person me invaliditet. Roberto Eskuivel Kabrera (54) nga qytetit Saltila ka penisin e gjatë plot 48 centimetra.
Megjithatë, ai deri më tani ka pasur oferta të shumta që ta zvogëlojë duke shpresuar se do të arrijë të gjej punë në industrinë pornografike amerikane.
"Nuk mund të veshë kurrfarë rroba, e madje as të gjunjëzohem. Nuk mund të vrapoj shpejt, dhe për këtë punëdhënësit kanë mendime të këqija për mua. Më thonë se do të më thërrasin për punë, por kurrë nuk e bëjnë", ka deklaruar ai.
Ekatarina Lisina
Ekatarina Lisina, ish-basketbollistja profesioniste nga qyteti Penze, shpreson se do të arrin të thyej librin e rekordeve Guiness si gruaja me këmbët më të gjata në botë. Këtë rekord aktualisht e mban ish-basketbollistja ruse, e cila i ka 132 centimetra këmbët e gjata.
Ndërkaq kjo 29-vjeçare edhe zyrtarisht i ka gishtat e këmbëve më të mëdhenj në Rusi me një gjatësi prej 30.5 centimetra, dhe vazhdimisht ka probleme të gjej këpucë pasi mban numrin 47.
Ajo është duke u munduar të thyej rekordin aktual të librit Guiness për këmbët më të gjata në botë. Këmbët e saj janë plot 133 centimetra, që i bie të jenë për 1 centimetër më të gjata sesa të kampiones aktuale.
Rodrigo Alves
Kemi pasur rastin të dëgjojmë që shumë femra i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike (estetike), që të shndërrohet në kukulla të gjalla. Trenit të intervenimeve estetike nuk kanë mundur t'i bëjnë ballë as meshkujt, dhe rasti më i mirë është braziliani Rodrigo Alves, që është shndërruar në përcjellësin e Barbie kukullës.
Ky 30-vjeçar, i është nënshtruar 20 operacioneve plastike duke shpenzuar plot 120 mijë euro, dhe për vetëm një qëllim - që të duket bukur.
Ai është zotuar se do të vazhdojë me operacione plastike, pavarësisht fakti se ndërhyrja e fundit për pak sa nuk ia mori jetën.
Edhe pse është diplomuar si ekonomiste, Courtney Barnes ka vendosur të fitoj me të pasmet e saj prej 150 centimetrave. Ajo ka një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale.
Kjo vajzë 32-vjeçe tani është modele, kurse gjashtë vite ka rritur të pasmet pas disa intervenimeve kirurgjike. Ajo ka të pasmet më të mëdha sesa Kim Kardashian, dhe atë për 43 centimetra. /Telegrafi/


